Call for intership / Konkurs për punë praktike
09.03.2018.ALB (scroll down for ENG)
Komuna e Graçanicës në bashkëpunim me Organizatën turistike Graçanicë shpall konkurs për inxhinierët e arkitekturës që do ta kryejnë punën praktike në kuadër të projektit "Urbanizimi i Graçanicës". Projekti financohet nga Ambasada e Norvegjizë në bashkëpunim me Zyrën për Çështjet e Komuniteteve.
Qëllimi themelor i projektit është zhvillimi i planit urbanistik të Graçanicës. Në realizimin e këtij projekti do të punojnë profesorët dhe studentët e arkitekurës nga Mitrovica e Kosovës dhe Lubjana, Drejtoria për Urbanizëm pranë Komunës së Graçanicës dhe 5 praktikantë.
Puna praktike do të zhvillohet në qendrën e biznesit në Graçanicë dhe do të zgjasë gjithsej 2.5 muaj/75 ditë. Praktikantët do të kenë mundësi t'i aplikojnë njohuritë teorike të fituara në një mjedis real të punës, t'i avancojnë aftësitë dhe ta fitojnë përvojën e nevojshme për të bërë punë në profesion. Puna e çdo praktikanti do të monitorohet nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, profesorët nga Fakulteti i Arkitekturës dhe koordinatori i projektit.
Në përputhje me parimin e mundësive të barabarta, inkurajohen femrat, pjesëtarët e të gjitha komuniteteve, si dhe personat me aftësi të kufizuara që të aplikojnë në këtë Konkurs.
Gjatë periudhës së zgjatjes së punës praktike, praktikantët do të marrin kompensim prej 290 € (bruto) në muaj (pagesa do të bëhet në euro dhe ekskluzivisht nëpërmjet transaksionit bankar).
Kushtet e përgjithshme për aplikim në konkurs:
• të jenë studentë të diplomuar të studimeve akademike ose specialistike,
• nuk janë më të vjetër se 30 vjet,
• të posedojnë letërnjoftim të vlefshëm të Kosovës,
• të kenë vendbanim në territorin e Komunës së Graçanicës,
• nuk kanë qenë më parë në marrëdhënie pune.
Dokumentet e nevojshme për aplikim në konkurs:
1. Formulari për aplikim në formë elektronike;
2. Fotokopja e skanuar e letërnjoftimit/pasaportës së vlefshme të Kosovës;
3. Fotokopja e skanuar e diplomës;
4. Letra e skanuar motivuese (në të cilën kandidati shpjegon pse dëshiron të aplikojë në konkurs dhe pse mendon se ai është kandidat më i mirë për këtë program), jo më të gjatë se një faqe A4.
5. Dëshmitë e skanuara për ndjekjen e kurseve dhe trajnimeve (nëse ka);
6. Referencë e skanuar me shkrim nga personi që ju njeh dhe me të cilin nuk jeni në lidhje farefisnore, dhe që nuk është në konflikt interesi në lidhje me këtë projekt.
Të gjitha dokumentet e nevojshme dorëzohen ekskluzivisht në formë elektronike. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit të fundit nuk do të merren parasysh.
Procesi i përzgjedhjes:
Komisioni i përbërë nga përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës dhe Organizatës turistike të Graçanicës do të përzgjedhin deri 5 arkitektë të diplomuar të arkitekturës. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë transparent dhe i hapur për publikun, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët, të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet e konkursit. Prioriteti do t'u jepet të diplomuarve të studimeve akademike të cilët kanë fituar shkallë më të lartë të arsimit akademik.
Brenda 5 ditëve nga dita e mbylljes së konkursit, Komisioni do të shqyrtojë aplikacionet e paraqitura dhe do të informojë kandidatët që kanë hyrë në rrethin e ngushtë. Pas mbajtjes së intervistës me kandidatët, Komisioni do të përgatisë një rang- listë të praktikantëve potencial, e cila do të publikohet ekskluzivisht në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës, si dhe në ueb-faqen e Organizatës turistike Graçanicë www.togracanica.org dhe kjo do të jetë mënyra e vetme për të informuar kandidatët potencial për rezultatet e konkursit.
Formularin për aplikimin mund ta gjeni në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës dhe të Organizatës turistike Graçanicë - www.togracanica.org.
Afati për aplikim do të fillojë nga dita e shpalljes, më 09.03.2018, dhe do të zgjasë 7 (shtatë) ditë deri më 16.03.2018 në ora 16:00.
Kandidatët e interesuar mund t'i dërgojnë dokumentet e tyre ekskluzivisht në e-mail adresën e Organizatës turistike Graçanicë: togracanica@gmail.com me shënimin "APLIKIMI PËR PUNË PRAKTIKE".
1. Konkurs;
ENG
The Municipality of Gracanica in cooperation with the Tourist Organization of Gracanica, announces a competition for architecture engineers who will intern at the "Urbanization of Gracanica" project. The project is funded by the Norwegian Embassy in cooperation with the Office for Community Affairs.
The main objective of the project is the development of the urban planning plan of Gračanica. On the realization of this project will be professors and students of architecture from Kosovska Mitrovica and Ljubljana, Urban Planning Department in Gračanica Municipality and 5 interns.
The internship will be performed at the business center in Gračanica and will last a total of 2.5 months / 75 days. Interns will have the opportunity to apply acquired theoretical knowledge in a real working environment, improve skills and acquire the necessary experience for doing the jobs in the profession. The work of each internship will be followed by the Director of the Urban Planning Department, professors from the Faculty of Architecture and project coordinator.
In accordance with the principle of equal opportunities, female females, members of all communities, as well as persons with disabilities are encouraged to apply for the Competition.
During the internship, interns will receive a fee of € 290 (gross) per month (payment will be made in euros and exclusively through a banking transaction).
General requirements for applying to the competition:
• to be graduate students of academic or specialist studies at the faculty of architecture,
• they are not older than 30 years,
• to have a valid Kosovo identity card,
• have a place of residence on the territory of the municipality of Gracanica,
• they have not been in employment before.
Necessary documents for applying for the competition:
1. Application form in electronic form;
2. Scanned photocopy of the valid Kosovo identity card / passport;
3. Scanned photocopy of diploma;
4. Scanned letter of motivation (in which the candidate explains why he wants to apply for the competition and why he thinks he is the best candidate for this program), no longer than one A4 page.
5. Scanned proof of attending courses and training (if any);
6. Scanned written recommendation from a person who knows you and with whom you are not related and who is not in conflict of interest in relation to this project.
All necessary documents are submitted exclusively in electronic form. Incomplete documentation and untimely submitted documentation will not be considered.
Selection process:
The commission composed of the representatives of the municipality of Gračanica and the Tourist organization Gračanica will select up to 5 graduated architects of architecture. The candidate selection process will be transparent and open to the public, while only interviewees will be invited to participate in the interview, which meets all the requirements of the competition. Priority will be given to graduates of academic studies who have gained higher degrees of academic education.
Within 5 days from the date of the closing of the competition, the Commission will consider the applications submitted and inform candidates who have entered the narrow circle. After an interview with candidates, the Commission will prepare a ranking list of potential interns that will be published exclusively on the website of the municipality of Gracanica, as well as on the website of the Tourist Organization of Gracanica www.togracanica.org and this will be the only way of informing potential candidates about the results of the competition.
You can find the application form on the websites of the municipality of Gračanica and the Tourist Organization of Gračanica - www.togracanica.org.
The deadline for applying is from the date of publication, March 9, 2018. and will last 7 (seven) days, until March 16, 2018 at 16h.
Interested candidates can send their documents exclusively to the e-mail address of the Tourist Organization of Gracanica: togracanica@gmail.com with the note "APPLICATION FOR STAIRING".
You can download the form and call for competition by clicking on the following links: