Туристичка организација Грачанице
Tourism organization of Gracanica

Thirrje publike për trajnimin dhe çertifikimin e ciceronëve turistik

19.02.2019.
Organizata Turistike e Graçanicës (OTG) shpall thirrje publike për trajnimin e 30 ciceronëve turistik në kuadër të projektit “Zhvillimi i aftësive të ciceronëve turistik në Kosovë”. Qëllimi i këtij projekti është që të zhvillojë aftësitë praktike dhe të rrisë punësimin e grave dhe të rinjve.

Projekti i OTG-së “Zhvillimi i aftësive të ciceronëve turistik në Kosovë” është pjesë e grantit të financiar prej projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse së trashëgimisë kulturore”, i implementuar na UNDP Kosovo dhe i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Europian që kontribuon Stabilitetit dhe Paqes (IcSP).

Trajnimi do të mbahet nga 6 deri më 13 Prill 2019 në Graçanicë dhe do të zgjasë 8 ditë. Ligjeratat përmbajnë pjesën teorike dhe praktike, ku më së voni 30 ditë pas realizimit të planit mësimor dhe trajnimit të kryer, pjesëmarrësit do të kenë mundësi t'i nënshtrohen testit përfundimtar dhe ta marrin certifikatën. Trajnimi është falas dhe për të gjithë pjesëmarrësit të trajnimit do të sigurohet literatura e nevojshme për t'u nënshtruar testit. Për pjesëmarrësit nga vendbanimet e Komunës së Graçanicës dhe komunave përreth do të sigurohen shpenzimet për udhëtim dhe ushqim gjatë zgjatjes së trajnimit, ndërsa për pjesëmarrësit nga komunat e largëta do të sigrohet edhe akomodimi.    

Pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësi që të fitojnë njohuri teorike dhe praktike të zbatimit në mjedisin real në një ekskursion njëditor (deri në Prizren ose Novobërdë), t'i përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë përvojë të nevojshme për kryerjen e aktiviteteve të një ciceroni turistik.

Pesë mikro-grante, nga 300 deri në 500 euro do t'u ndahen pjesëmarrësve që e kalojnë testin përfundimtar, dhe paraqesin ide kreative dhe tregojnë përkushtim dhe interesim për punë në turizëm. Mikro-grantet  do të jenë një lloj motivimi për pjesëmarrësit dhe do të shërbejnë për të filluar biznesin vetanak të tyre. Për të rritur më tej mundësinë për të punësuar cicerone të çertifikuar, dhe ekipi i projektit do të punojë në promovimin dhe rrjetëzimin e tyre me operatorët turistik në Kosovë edhe në rajon. Në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësi të jenë ciceronë turistiklokal në komunat e tyre.

Ligjeratat do të mbahen në dy gjuhë (gjuhen serbe dhe shqipe), ndërsa ligjeruesit janë ekspertë nga fusha e turizmit: profesor Branko Krasojeviq (Branko Krasojević) dhe profesor Zekë Çeku.

Organizata jonë fton të gjithë kandidatët që janë të interesuar për të mësuar dhe punuar në udhëheqjen e turizmit të aplikojnë për trajnimin e ciceronëve turistik dhe të fitojnë mundësi që të jenë të çertifikuar për ciceronë turistik. Në përputhje me parimin e mundësive të barabarta, inkurajohen personat e gjinisë femërore dhe anëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë të aplikojnë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 30 veta. Nëse numri i aplikantëve është më i madh, projekti do t’i shoh me përparësi kandidatët : që janë të papunë, njohin më shumë gjuhë, kanë diplomë të fakultetit.

Kushtet e përgjithshme për aplikim:
- Shkolla e kryer e mesme profesionale apo fakulteti;
- Njohuri të gjuhës angleze dhe/apo franceze, gjermane, italiane, ruse, spanjolle, japoneze; 
- Personat e moshës prej 20 deri 40 vjeç;
- Letërnjoftimi/pasaporta valide e Kosovës.  

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Formulari i plotësuar për aplikim;
2. Kopja e skanuar e letërnjoftimit/pasaportës valide të Kosovës;
3. Dëshmia e kualifikimit profesional (kopja e diplomës së shkollës së mesme ose të fakultetit);
4. Letra e motivimit (në të cilën aplikanti duhet të shpjegojë se pse ai/ajo dëshiron të jetë ciceron turistik dhe pse ai/ajo konsiderohet si kandidat/e më i/e mirë) - maksimumi nga njëra anë;
5. Kopja e njohurisë së gjuhës së huaj (nëse ka: certifikatatin, diplomën ose deklaratën e kandidatit).

THIRRJE PUBLIKE (klikoni në linkun për ta tërhequr dokumentin)
- FORMULARI I APLIKIMIT (klikoni në linkun për ta tërhequr dokumentin)

Dokumentacioni për aplikim mund të dorëzohet:
• në formë elektronike në e-mailin: togracanica@gmail.com duke shënuar „Aplikimi për trajnimin e ciceronëve turistik“, 
• në formën e shtypur përmes postës apo personalisht të dorëzuar në adresën: Organizata Turistike e Graçanicës, rr. “Car Lazar” pn – Qendra tregtare kati III  (zyra nr. 17), 10500 Graçanicë. 

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 07.03.2019, në orën 16:00. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit nuk do të merret parasysh. 

Në një afat prej 10 ditëve (pas mbylljes së shpalljës  publike), Komisioni vlerësues do t'i shqyrtojë aplikacionet e dorëzuara në kohë dhe do t'i informojë kandidatët për rezultatet.

Lista e kandidatëve të përshtatshëm do të publikohet në faqen zyrtare të OTG-së www.togracanica.org